Site icon Telegrafi

Hëna është më e vjetër se sa menduan shkencëtarët, sugjeron një studim i ri

Sipas një studimi të ri, Hëna është 40 milionë vjet më e vjetër nga sa mendonin shkencëtarët.

Studiuesit analizuan kristalet e sjella nga astronautët e Apollos midis viteve 1969 dhe 1972 për të përcaktuar kohën e formimit të Hënës, transmeton Telegrafi.

Gjatë misioneve të Apollo-s, astronautët mblodhën gurë, guralecë, rërë dhe pluhur nga sipërfaqja e Hënës – dhe ishin mostra të pluhurit hënor nga misioni i fundit me ekuipazh të Apollo 17 të përdorur në studim.

Ato përmbajnë kristale zirkon që u formuan miliarda vjet më parë, të cilat studiuesit thonë se janë një tregues kyç se kur duhet të jetë formuar hëna.

Shkencëtarët besojnë se Hëna mund të ishte krijuar nga mbeturinat që rezultuan kur Toka u shkëput nga një trup tjetër planetar me madhësinë e Marsit pas një shpërthimi.

Sipas profesorit të Universitetit të Çikagos, Philipp Heck, kristalet, të cilët janë “substancat më të ngurta të njohura” që u formuan pas përplasjes gjigante, sugjerojnë se Hëna është të paktën 4.46 miliardë vjet e vjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version