Gruaja 65-vjeçare ishte diagnostifikuar me kancer të gjirit dhe po merrte terapi për tre muaj.
Mjekët që shqyrtuan gjendjen e saj, vërtetuan se “capeticabina” ishte shkaktari i shlyerjes së shenjave dalluese në gishta, transmeton Telegrafi.
Zbulimi i botuar në New England Journal of Medicine, tregon se ajo vuan nga “sindroma dorë-këmbë” si efekt anësor i hemoterapisë.
Kjo nënkupton se pacientja vuan nga skuqja, ënjtja dhe dhimbja e shuplakës së dorës dhe shputave të këmbëve.
Kjo e shkakton qërimin dhe çarjen e lëkurës, në këtë rast edhe fshirjen në tërësi të shenjave dalluese në gishta. /Telegrafi/