Hemorroidet janë enë gjaku (vena) të zmadhuara që shfaqen në pjesën e poshtme të anusit dhe rektumit.
Simptomat më të shpeshta hemorroideve janë gjakderdhja, kruajtja apo irritimi, dhimbja dhe enjtja në zonën anale.
Sipas hulumtimeve të bëra, më shumë se 3/4 e njerëzve vuajnë nga hemorroidet në një moment të jetës së tyre.
Formimi
Shkaku i saktë i shfaqjes së hemorroideve mbetet ende i paqartë.
Një nga faktorët kryesorë që ndikon në shfaqjen e tyre është konstipacioni (kapsllëku) kronik. Më pas mund të radhiten faktorët si: qëndrimi ulur për një kohë të gjatë në tualet, diarreja kronike, obeziteti (mbipesha), ushqyerja me dietë me pak fibra, ngritja e peshave të rënda etj.
Llojet e hemorroideve
Hemorroidet ndahen në hemorroide të brendshme dhe të jashtme.
Shumica e hemorroideve janë të brendshëm dhe klasifikohen në 4 stade.
Stadi i parë shfaqet me gjakderdhje me ngjyrë të kuqe të lehtë gjatë defekimit, kruajtje dhe ënjtje.
Stadi i dytë shfaqet me gjakderdhje, kruajtje dhe irritim. Ato prolapsojnë (dalin jashtë) gjatë defekimit dhe pas defekimit tërhiqen vetë.
Stadi i tretë shfaqet me gjakderdhje, kruajtje dhe dhimbje. Ato prolapsojnë (dalin jashtë) gjatë defekimit dhe duhet të kthehen prapa me dorë.
Stadi i katërt shfaqet me grumbuj të hemorroideve, gjakderdhje, dhimbje dhe edemë.
MemeThol Barrier Spray është produkt i cili përdoret në trajtimin e simptomave të hemorroideve në katër stadet dhe fisurës anale.
Produkti nuk ka ndonjë ndërveprim farmakologjik, imunologjik ose metabolik.
MemeThol Barrier Spray nuk përmban agjentë anti-mikrobikë, anestetikë lokal, derivate parabeni dhe hormone të tilla si kortizoni.
Nuk ka efekte anësore të njohura të produktit.
MemeThol Barrier Spray është produkt klinikisht i testuar me shkallë suksesi 96.1% për eliminimin e simptomave të hemorroideve dhe fisurës anale.
Qëllimi i MemeThol Barrier Spray është të zvogëlojë dhe eliminojë ankesat simptomatike (dhimbje, gjakderdhje, kruajtje dhe ënjtje) të hemoroideve dhe pacientëve me fisurë anale.
Që në aplikimin e parë vërehet efekti i produktit.
MemeThol Barrier Spray është PRODUKT I PATENTUAR dhe NUK KA EKUIVALENT TJETËR.