Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, vlerësoi se Evropa nuk mund të bëhet një atdhe i dytë për emigrantët dhe kritikoi, pa e përmendur, politikën e Angela Merkel mbi këtë çështje, në parathënien e librit të tij të ri.
I cituar nga gazeta “Tagesspiegel” ky tekst që hap vëllimin hungarez të librit të tij të fundit “Për hir të Evropës”, vlerëson se “zgjidhja ndaj krizës me emigrantë nuk është në Evropë, por në rajonet e prekura”.
“Evropa nuk mund të bëhet një atdhe i ri për miliona persona që janë në emergjencë në të gjithë botën”, gjykoi ish-kancelari që do të takohet të martën me Victor Orban, kryeminisri hungarez dhe kundërshtar i fuqishëm i politikës të Angela Merkel për emigrantët.
Pa e përmendur, Kohl kritikon, sipas gazetës, vendimin e marrë nga kancelarja vjeshtën e kaluar për pritjen e emigrantëve në Gjermani.