Telegrafi

Helmohet një person në Viti, familjarët e gjejnë pa shenja jete

Një person është gjetur i helmuar në dhomën e tij në Viti i cili më pas është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:15 gjatë ditës së djeshme, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia ka njoftuar se viktima është gjetur pa shenja jete në dhomë nga familjarët e tij ku dhe është dërguar në emergjencë të Vitisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.