Tre fëmijë janë helmuar nga pijet energjetike, thekson Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga pediatria pranë Qendrës klinike-Nënë Tereza, dje rreth orës 17:00 në polici është raportuar se janë sjellur tre fëmijë të mitur, dy të moshës 12 vjeç dhe njëri i moshës 11 vjeç, nga Shkupi, të cilët janë helmuar nga pijet energjetike ‘Simbo’, të cilët i kanë blerë në qendrën tregtare ‘Radishan’.
Për ngjarjen është njoftuar edhe AUV. Janë marrë masa për qartësimin e plotë të rastit. /Telegrafi/