Një nga derbit më të mëdhenj në Ballkan, Gjilani – Drita, po afron. Por, ajo çfarë ka ndodhur katër ditë para këtij takimi, është vërtet lajm i hidhur për ekipin e Gjilanit.
“IndeksOnline”, kupton se skuadrës së Gjilanit iu kanë helmuar katër futbollistë, madje këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i klubit, Arbnor Morina.
“Ajo çka më brengos më së shumti është se katër futbollistë të Gjilanit janë helmuar, por shpresojmë se që të katërtit do të jenë pjesë e lojës në derbi. Katër futbollistët janë në tretman mjekësor”, ka thënë për IndeksOnline, Mornia.
Bëhet fjalë për Thaqin, Eminhaziri, Ahmeti dhe Kaqiu.
Sezoni vjeshtor, sjell shumë ndeshje të mira këtë të shtune dhe të diele, ndërsa Gjilani – Drita luhet të dielën nga ora 13:00.