Telegrafi

Helmohen me alkool jocilësor, mbi 100 persona humbin jetën në Indi nga konsumimi i metanolit të përzier me antifriz

Mbi 100 persona kanë humbur jetën gjatë fundjavës në Indi për shkak se kanë konsumuar alkool me prejardhje të dyshimtë, kanë njoftuar sot autoritet e këtij vendi pas kontrollit të detajuar që ka bërë policia nëpër disa kompani që nuk i kanë të regjistruara bizneset e merren me shitjen e alkoolit.

Shumë qytetarë janë dërguar në spital në Utar Pradesh, Utarakand rreth 150 kilometra në veri të New Delhi. Ndërkaq mediat indiane raportojnë se 116 perona kanë humbur jetën nga e premtja dhe se numri i viktimave mund të jetë më i madh, transmeton Telegrafi.

Mbi tremijë persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kontrabanduar alkool me prejardhje të dyshimtë. Qindra banorë të zonave të varfra të Indisë vdesin çdo vit, për shkak të konsumimit të alkoolit të lirë të prodhuar nëpër lokale pa pajisje të duhura.

Kontrabanduesit shpesh i shtojnë metanol, alkool toksik që nganjëherë përdoret si antifriz që ndihmon në mos ngrirjen e ujit nëpër vetura gjatë dimrit. /Telegrafi/