Site icon Telegrafi

Për shkak të zarfeve të ardhura nga Serbia, 26 zyrtarë marrin alergji

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00.

Kjo pas kundërmimit të zarfeve. Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve.

Lajmin për express e ka konfirmuar Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve.

Sipas tij, zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.

Ai ka deklaruar se janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia me vota të cilat pas hapjes kanë kutërbuar.

“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë.  Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, ka deklaruar Buzhala.

Exit mobile version