Site icon Telegrafi

Helmohen 220 punonjës në kompaninë Lear në Tetovë

220 punëtorë të kompanisë Lear në zonën industriale në Tetovë natën e kaluar janë pranuar në spitalin e Tetovës dhe Gostivarit pasi janë helmuar me gjasë nga ushqimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të para nga policia, rasti është paraqitur nga personeli mjekësor në spitalin klinik në Tetovë rreth orës 04:40 pas mesnatës përderisa paraprakisht rreth orës 01:00 është ndarë ndërrimi i punonjësve që ishin në ndërrimin e tretë të punës në Lear. Rreth dy orë më pas nga gjithsej 264 punonjës që ishin në punë, 220 nga to u janë paraqitur simptome të helmimit nga ushqimi-vjellje, dhimbje barku, marramendje dhe diçka të ngjashme. Pjesa më e madhe e punonjësve janë pranuar në klinikën e Tetovës, kurse 23 punonjës janë transferuar për shërim në spitalin e Gostivarit.

Sipas të dhënave të deritanishme, një pjese të punonjësve pas trajtimit mjekësor janë lëshuar për shërim shtëpiak, njofton AIM.

Ekipi i policisë kanë kryer inspektim në kompani dhe kanë marrë mostra të ushqimit dhe gjurmë tjera për ekspertizë dhe janë duke punuar për qartësimin e rastit në tërësi. /Telegrafi/

Exit mobile version