Te pesë personat e fshatit Tërkanje të Koçanit, që u helmuan nga ushqimi, janë gjetur bakterieve enteropatogjene.
Qendra e shëndetit publik në Koçan bën të ditur se mostrat e analizuara të ushqimit kanë treguar rezultate të këqija, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas rezultateve, është konstatuar prania e salmonellës dhe eneterobakterieve në ushqimet e gatuara ato të ngrira me përmbajtje të mishit të pulës dhe vezëve. Vetëm ushqimet me përmbajtje derri kanë qenë të sigurta për konsumim.
Pas marrjes së këtyre rezultateve, shërbimet përgjegjëse të inspektimit e kanë mbyllur objektin ku është gatuar ushqimi.
Gjendja shëndetësore e të helmuarve është përmirësuar./Telegrafi/