Telegrafi

Helmimi i qytetarëve në Han të Elezit e Kaçanik, MSH furnizon me barna QKMF-të në këto komuna

Qindra qytetarë nga Hani i Elezit gjatë dy ditëve të fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një helmimi që dyshohet të ketë ardhur nga uji.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar, kanë njoftuar se kanë bërë furnizimin me barna në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente, sa i përket dyshimeve për helmim nga uji.

MSh gjithashtu ka njoftuar se ka furnizuar dhe QKMF-në në Kaçanik pasi që të njëjtit janë përballur me të njëjtën situatë sikurse në Han të Elezit.

Lexo po ashtu Dyshimet për helmim nga uji, në 24 orët e fundit 108 qytetarë në Han të Elezit kanë kërkuar ndihmë mjekësore

“Ministria e Shëndetësisë, njofton opinion publik se në kuadër të emergjencave në QKMF Kaçanik dhe Hani i Elezit për produkte medicinale, ju njoftojmë për furnizimet të cilat janë realizuar nga ShSKUK.

Nga QKUK për QKMF Hani i Elezit (Furnizimi me datën 12.07.2022):  NaCl 500ml  500 copë, Hyoscine amp. 60 copë, Metoclopramide amp. 150 copë

Nga SP Ferizaj për QKMF Kaçanik (Furnizimi me datën 08.07.2022): Ringer sol  500 copë, NaCl 500ml  700 copë, Kanilla 22G   1000 copë dhe Hyoscine amp. 120 copë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se duke marrë parasysh situatën e krijuar të gjitha komunat për rreth Hani të Elezit, si Vitia, Ferizaj etj, janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit, për tejkalimin e kësaj  situate, ku dyshohet se disa qytetarë janë helmuar më ujë të pijes.

“Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet relevante janë duke e përcjellë gjendjen në komunën e Hanit të Elezit dhe në atë të Kaçanikut, në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbime sa  më të duhura qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe më gjerë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/