Nëntë pushues nga Kosova janë helmuar gjatë qëndrimit në një hotel në Shëngjin.
Mediat raportojnë se pushuesit dyshohet të jenë helmuar nga një pesticid për dezinsektimin e mushkonjave.
Ata janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia po heton për të përcaktuar shkaqet e sakta të helmimit. /syri.net/