Mostrat e gjakut të marra nga kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, konfirmuan praninë e një agjenti nervor, Novichok, tha të martën Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, OPCW deklaroi se substancat në gjakun e tij si dhe në urinë, kishin shfaqur “karakteristika të ngjashme strukturore si kimikatet toksike që i përkisnin” grupit Novichok.
Gjetjet e fundit konfirmojnë edhe rezultatet e lëshuara nga Gjermania, ku Navalny ishte trajtuar pasi u sëmur përgjatë një fluturimi në Siberi më 20 gusht.
Berlini i kërkoi organizatës që t’i studionte mostrat e Navalnyt kur mjekët gjermanë arritën në pëfundimin se ai ishte helmuar me Novichok.
Lidhur me këtë rast, qeveritë perëndimore kanë bërë thirrje për sanksione kundër Moksës, ndërkaq Rusia e ka mohuar çdo përfshirje për sa i përket kësaj çështjeje.
“Pa dyshim që zgjenti nervor Novichok, u përdor për helmimin e Aleksei Navalnyt”, tha delegacioni britanik i OPCW-së. /Telegrafi/