Site icon Telegrafi

Helmi i tarantulës notuese, mund të jetë shërues i një varg sëmundjeve serioze

Dr. Roben Raven nga Muzeumi i Queenslan të Australisë, beson se helmi nga këto merimanga, mund të jetë çelësi, në shërimin e shumë sëmundjeve.

Tarantula e quajtur Maningrida, e cila mund të notojë, të mbushet me fluska ajri nën ujë dhe të tejkalojë nëpër kanale shumë të ngushta, ka edhe një helm shumë të koncentruar.

Eksperti Raven, nuk ka dhënë detaje, se si do të ndihmojë ky helm apo cilat sëmundje mund t’i luftojë, por ka ngjallur shpresën, se mund të përdoret në trajtimin e shumë sëmundjeve. /Telegrafi/
 

Exit mobile version