Një punëtor nga Pennsylvania e Shteteve të Bashkuara ka mundur ta pësonte keq, sikur të mos e kishte helmetën në kokë.
Derisa po sharronte një degë gjigante të kapur në kabllot e rrymës, njëra pjesë është shkëputur dhe e ka goditur sipër, transmeton Telegrafi.
“Kjo është një arsye më shumë, që kurrë nuk duhet hequr helmetën nga koka kur jeni duke punuar”, është një koment që e shoqëron rastin.
Megjithëse ai është larguar me shpejtësi dhe duket i pa lënduar, nuk dihet nëse goditja i ka shkaktuar ndonjë dëmtim. /Telegrafi/
https://youtu.be/P4nWpbDZoJY