Bartja e helmetës është e domosdoshme, e me mundësitë që ka ‘Skully’ është bërë ëndërr e çdo motoçiklisti.
Me kamerën e integruar dhe lidhjet me motoçikletën, në ekranin e helmetës shfaqen informatat për shpejtësi, drejtim dhe nivelin e derivatit.
Kjo pajisje e zgjuar që lidhet me telefon përmes Bluetooth, e njofton bartësin për telefonatat që i arrijnë dhe se kush është telefonuesi.
Drejtuesit e kompanisë që ka realizuar këtë helmetë, janë befasuar me shitjet, vetëm në ditët e para që është vënë në treg./Telegrafi/