Telegrafi

Helm nga bocat e fëmijëve

Bisfenoli A, e pranishme në kënaçe dhe produktet plastike, përfshirë këtu edhe shishet e fëmijëve, mund të jetë e lidhur me pubertetin e hershme, si edhe me zhvillimin e kancerit të gjirit dhe të prostatës në fazat e mëvonshme jetësore, kanë njoftuar shkencëtarët amerikanë nga Programi Kombëtar Toksikologjik.

Pas zbulimit të tyre, ata kanë kërkuar nga Agjencia për Ushqim dhe Barna që të caktojë qëndrimet e saja në lidhje me sigurinë e bisfenolit A te fëmijët. Megjithatë ata janë përgjigjur negativisht duke thënë: “Nuk mund të vërtetohet ndikimi negativ i bisfenolit A te zhvillimi i fëmijëve. Për ta ndërprerë përdorimin e tij janë të nevojshme studime të mëtutjeshme”. /Telegrafi/