Site icon Telegrafi

Hellas Verona e kthyer në Serie A shfaq interesim për Amir Rrahmanin, Celtic dhe Standard mund të mbesin duarthatë

Hellas Verona i është shtuar klubeve që i duan shërbimet e Amir Rrahmanit.

Mbrojtësi 25 vjeçar është shumë i kërkuar në këtë afat kalimtar, me Celticun dhe Standardin që dukeshin më afër lojtarit të Dinamo Zagrebit.

Rrahmani vlerësohet mbi dy milionë euro, para që Celtic janë të gatshëm t’i japin, ndërsa oferta e Standard Liege qëndron ende.

Amir Rrahmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Belgët kanë marrëveshje me Dinamo Zagrebin, por duket se lojtari e ka refuzuar ofertën për kushtet personale.

Pas Celtic dhe Standard Liege, tani në lojë është futur edhe Hellas Verona, shkruan Le Soir.

Ekipi i kthyer në Serie A mund ta josh lojtarin, si me pagë si me lartësi të kampionatit.

Mbrojtësi i Kosovës i ka zhvilluar 26 ndeshje sezonin e shkuar dhe ka kontratë edhe dy vite me Dinamo Zagrebin.  /Telegrafi/

Exit mobile version