Site icon Telegrafi

Helikopteri shpëton foshnjën 11 muajshe në Dajt të Shqipërisë (Foto)

Një foshnje 11 muajsh është shpëtuar sot me ndihmën e Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama përmes komentit në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se foshnja është shpëtuar në fshatin Basdren të Dajtit, ku si pasojë e borës së madhe nuk kishte mundur të arrinte ambulanca.

“Një foshnje 11 muajsh u shpëtua sot nga ekipi i mjekëve të urgjencës kombëtare mjekësore dhe Njësisë së Helikopterëve në fshatin Basdren të Dajtit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në pamundësi për të mbërritur ambulanca për shkak të bllokimit nga dëbora, foshnja u transportua nga Njësia e Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë pranë qendrës spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku aktualisht është nën kujdesin e mjekëve”. ka shkruar Rama.

Exit mobile version