Telegrafi

Helikopteri shokon blerësit

Helikopteri me peshë të vogël lëshoi dy meshkuj të cilët shkuan në supermarketin Real në Bacau dhe u kthye një orë më vonë për t’i marrë ata.

Dëshmitarja, Georgeta Stoica, ka thënë: "Ajo farë gjëje vetëm aterroi atje, pa kurrfarë sigurimi apo mbrojtje, asgjë".

"Po frynte erë e madhe jashtë dhe helikopteri ka mundur që lehtë të godet shtyllat apo telat elektrik. Kush e di se çfarë ka mundur të ndodhë?", ka shtuar ajo.

Radu Bondar, shef i aeroportit në Bacau ka thënë se aterrimi do të ishte i ligjshëm po që se piloti të kishte lejen e supermarketit.

Por ligjet rumune të aviacionit civil thonë se helikopterët nuk lejohen në zonat e populluara pa masat paraprake të sigurisë.

Adrian Enescu, i cili punon në supermarket, ka thënë: "Është hera e tretë që kam parë njerëzit të vinë për të blerë me helikopterët e tyre. Kam dëgjuar se janë njerëz të rëndësishëm, por mendoj se në të njëjtën kohë janë edhe snobë".

Incidenti është filmuar nga një kameraman amator i cili dërgoi filmimin e tij në një stacion televiziv lokal.