Të paktën dy njerëz kanë vdekur pasi një helikopter u rrëzua në një lagje banimi në Pensilvani.
Sipas autoriteteve, zëdhënësi tha se të dy viktimat ishin në helikopter dhe askush në tokë nuk u lëndua, përcjell Telegrafi.
We're following a deadly helicopter crash in Silver Spring Township, Cumberland County. Coroner is on scene. @BrendanRKinney pic.twitter.com/K3myuW6XF9
— CBS 21 News (@CBS21NEWS) January 10, 2020
Emrat e viktimave nuk janë lëshuar dhe nuk është e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin, mbrëmjen e së enjtes në Silver Spring Township.
Dëshmitarët kanë thënë se ata dëgjuan një helikopter sipër shtëpive të tyre.
Ekipet e urgjencës mbeten në vendin e ngjarjes.
Administrata Federale e Aviacionit konfirmoi se një helikopter Robinson R66 që transportonte dy persona u përplas në një “oborrin e shtëpisë së banimit” afër Harrisburg rreth orës 9:15 pasdite. /Telegrafi/