Një helikopter që dërgonte një zemër të dhuruar njerëzore në një spital në lindje të Los Anxhelos u rrëzua në një çati të premten.
Por, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për fat të mirë të tre personat në bordin e helikopterit shpëtuan pa lëndime serioze, me gjithë rrëzimin e tmerrshëm mbi çati.
Ndërsa helikopteri mjekësor AgustaWestland AW109 zbriti drejt helipadit, ai papritmas filloi të rrotullohej dhe u kthye drejt buzë çatisë përpara se të ndalonte.
Zyrtarët e spitalit thanë se askush brenda ose rreth objektit nuk u lëndua.
Ata arritën t’ia dorëzonin organin një punëtori mjekësor, i cili menjëherë u kthye dhe u fut brenda në spital. /Telegrafi/