Site icon Telegrafi

Helikopteri që pësoi aksident në rrethana të panjohura, la të vdekur një komandant të lartë të ushtrisë së Tajvanit dhe shtatë udhëtarë tjerë

Aksidenti në të cilin u përfshi një helikopter në rrethana të panjohura, la të vdekur shtatë persona, si dhe një komandant të lart të ushtrisë së Tajvanit.

Por, pesë të tjerë i mbijetuan tragjedisë, që ndodhi në një pjesë malore, që nuk është shumë larg kryeqytetit Taipei, transmeton Telegrafi.

Mësohet se helikopteri është nisur për një vizitë rutinë rreth orës shtatë të mëngjesit, ndërsa dhjetë minuta më vonë ka humbur nga radarët.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në bordin e UH-60M Blackhwak kanë qenë 15 persona, në mesin e të cilëve edhe komandanti Shen Yi-ming.

“Të dy pilotët ishin me eksperiencë dhe mundësitë që ata kanë shkaktuar aksident janë shumë të vogla, duke bërë që arsyet e aksidentit të bëhen edhe m misterioze”, thuhet në raportin e hetimeve fillestare.

Në raste të tilla, thuhet se ka mundur të ketë probleme teknike, mirëpo ende është herët të thuhet sepse nuk janë bërë të gjitha hulumtimet e duhura.

Fillimisht, njësitet shpëtuese janë munduar t’i nxjerrin trupat dhe të lënduarit t’i dërgojnë në spital, ndërsa bëhet e ditur se gjendja tyre është e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version