Nusja e paemëruar ka pasur hyrjen më të keqe të mundshme, pasi helikopteri që po e dërgonte në dasmë është përfshirë nga flakët.
Në momentin e aterrimit në një vresht afër Sao Paolos së Brazilit, fluturakja nisi të digjej për arsye ende të panjohura, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë, nusja shpëtoi e pa lënduar, ndërsa piloti dhe dy të pranishëm tjerë shpëtuan me lëndime të lehta.
Megjithëse helikopteri digjej, ata bënë betimin para altarit, për të vazhduar pak më vonë edhe me dasmën. Bëhet e ditur, se në bord ishte një fëmijë dhe fotografi. /Telegrafi/
https://youtu.be/1b0dvwXvPZI