Ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të një helikopteri të Korpusit të Marinës amerikane që u zhduk gjatë një fluturimi për në Kaliforni.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, helikopteri, një CH-53E Super Stallion, u “raportua i vonuar” nga Stacioni Ajror i Marinës Miramar, afër San Diegos, herët të mërkurën.
Pesë marinsa po udhëtonin me helikopterin, i cili po fluturonte nga një bazë ajrore afër Las Vegas.
Ekipet e zjarrfikësve u lajmëruan për fluturaken e zhdukur në orën 02:20 me kohën lokale të mërkurën dhe dërguan ekuipazhet në një zonë pranë liqenit Morina, Kaliforni, por nuk mundën ta gjenin helikopterin.
Përpjekjet e tyre të kërkimit u penguan nga bora e madhe dhe kushtet e dimrit, thanë zyrtarët.
Incidenti ndodhi pasi zona po përjetonte një stuhi dimërore që është karakterizuar me shira të dendur dhe disa centimetra borë në zonat malore. /Telegrafi/