Site icon Telegrafi

Helikopteri për shuarjen e zjarrit ra në një rezervuar uji në Turqi, shpëtohet një person

Një helikopter që merrte pjesë në shuarjen e zjarrit në provincën turke të Izmirit, ra në një rezervuar uji, tha ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli.

Yumakli shtoi se një anëtar i ekuipazhit u shpëtua, dhe shpëtimtarët po kërkojnë për tre të tjerë, transmeton Telegrafi.

“Pas kontrollit, rezultoi se helikopteri u rrëzua dhe ra në rezervuarin e ujit Tahtali, nga i cili po nxirrte ujë për të shuar zjarrin në pyll në rajonin e Menderes”, tha Yumakli në platformën X, (dikur Twitter).

Policia, Roja Bregdetare dhe Departamenti i Menaxhimit të Fatkeqësive, janë përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit. /Telegrafi/

Exit mobile version