Telegrafi

Helikopteri i MPB-së hodhi mbi 62 tonë ujë, lokalizohet zjarri në Kondovë

Sot, Departamenti i Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas kërkesës së marrë nga Qendra për Menaxhim me Kriza për shuarjen e zjarrit në fshatin Kondovë të Shkupit, si dhe zjarrit në Veles në mes të fshatrave Ivankovci, Mamutçevë dhe Milevë, ka dërguar helikopterin Bel-412ep në aksion të koordinuar me zjarrfikësit nga Reparti Territorial Zjarrfikës, ka arritur të lokalizojnë dhe shuajnë zjarret.

Helikopteri Bel-412ep ka hedhur mbi shtatë tonë ujë në zjarrin e Kondovës dhe mbi 55 tonë ujë në zjarrin në Veles./Telegrafi/