Katër njerëz gjetën vdekjen pasi një helikopter goditi një “kullë radioje” në Hjuston të dielën mbrëma dhe shkaktoi një zjarr të madh, thanë autoritetet.
Autoritetet policore kanë thënë në një konferencë shtypi se katër persona ishin në bord, duke përfshirë një fëmijë, dhe se “pati vdekje të shumta” kur u rrëzua helikopteri privat.
Departamenti i Zjarrfikësve të Houston fillimisht raportoi se përplasja ndodhi në lagjen Second Ward të qytetit, ku helikopteri dukej se kishte goditur një kullë radioje përpara se të shkaktonte një zjarr rreth orës 19:54, sipas kohës lokale.
The FAA will investigate. Media staging behind the Stellar Bank at Navigation and Ennis. pic.twitter.com/KRsPhjJdj0
— Houston Fire Dept (@HoustonFire) October 21, 2024
Në konferencën për shtyp, zyrtarët e zjarrfikësve thanë se zjarri u përhap deri në tre blloqe përpara se të ndalohej.
Bizneset në zonë ishin mbyllur në atë kohë.
HFD is using drones to assist in the investigation of the crash. pic.twitter.com/uNTQqZWkVx
— Houston Fire Dept (@HoustonFire) October 21, 2024
Sipas autoriteteve, nuk dukej se dikush në tokë ishte lënduar.
Identiteti i personave në bord nuk është bërë i ditur ndërkohë që zyrtarët thanë se Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit dhe Administrata Federale e Aviacionit do të hetojnë ngjarjen. /Telegrafi/