Pacientët e sëmurë rëndë nuk mund të transportohen drejtpërdrejt në qendrën kryesore të traumës në Anglinë Lindore, së paku tani për tani.
Kjo pasi që, një aeroplan ushtarak amerikan dëmtoi pistën e helikopterit (helipad) të kësaj qendre, gjatë një stërvitje trajnimi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një video tregon pjesë të “pistën” në Spitalin Addenbrooke në Cambridge duke “u trazuar” nga toka.
Dhe kjo kishte ndodhur ndërsa avioni i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara (USAF) CV22 Osprey u ngrit nga aty të mërkurën.
Puna për riparimin e helipadit në Spitalin Addenbrooke, që përdoret nga tre ambulancat ajrore të rajonit, është në proces.
Një zëdhënës i tre ambulancave ajrore, ka thënë se shpresohet që helipadi do të kthehet në përdorim ‘së shpejti’. /Telegrafi/