Site icon Telegrafi

Helikopteri i ekipit të shpëtimit rrëzohet në një ndërtesë kolektive në Florida, lëndohen tre person – publikohen pamjet rrëqethëse

Një video rrëqethëse shfaq momentin kur helikopteri i ekipit të shpëtimit rrëzohet në një ndërtesë banimi në Florida.

Në video shihet sesi helikopteri i kapluar nga tymi i zi bën një fluturim të çorientuar, para se të rrëzohej në një ndërtesë kolektive, transmeton Telegrafi.

Në helikopter gjendeshin tre persona, ka njoftuar zyra federale e aviacionit. Që të tre personat që gjendeshin brenda i kanë shpëtuar më të keqes, megjithatë janë dërguar në spital për trajtim.

Bëhet fjalë për helikopterin e zyrës së qarkut Broverd. Vendi ku ka ndodhur rrëzimi i helikopterit quhet Pompano Beach rreth 65 kilometra larg Miamit.

Në video duket edhe kur fluturakes i këputet bishti i kapluar nga zjarri, që bie ngadalë në drejtim të ndërtesës kolektive. /Telegrafi/

 

Exit mobile version