Site icon Telegrafi

Helikopteri doli prej kontrolli vetëm pak momente pas nisjes, shpëtuan mrekullisht tetë persona që ndodheshin brenda

Grupi prej tetë personave që ndodheshin brenda, shpëtuan mrekullisht pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin doli nga kontrolli dhe u dëmtua rëndë.

Vetëm pak momente pasi u nis nga një aeroport në Rusi, helikopteri u kthye sërish, sepse piloti vërejti se nuk është gjithçka në rregull, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit në aeroportin e Novy Urengoy, mbetën të habitur kur e panë helikopterin që po kthehej, menjëherë pas nisjes.

Fluturakja ra me pjesën e pasme në sipërfaqen e mbuluar me borë, ku u dëmtua rëndë derisa vazhdonte të lëvizte.

Raportohet se brenda ishin punonjësit që po dërgoheshin në një zonë të afërt, ku përpunohet gazi natyral.

Vetëm njëri prej tyre e ka të thyer shpinën dhe brinjët, ndërsa të tjerët kanë lëndime të lehta. /Telegrafi/

Exit mobile version