Agjencia amerikane DARPA (Defence Advanced Research Projects) ka bërë një hap të madh në programin e saj ALIAS (Aircrew Labor In-Cockpit Automation System), duke arritur të kryej fluturimin e helikopterit pa pilot, shkruan CNN.
Fjala është për helikopterin luftarak UH-60 Black Hawk, i cili fluturoi pa pilot për 30 minuta. Edhe pse fluturaket pa pilot fluturojnë në sektorin privat, DARPA ka fascinuar me këtë teknologji, transmeton Telegrafi.
Kjo agjenci kërkimore ka pasur një sërë projektesh, e 20 vite nga fillimi i kryerjes së kësaj teknologjie, ka bërë një hap të madh drejt fluturimit pa pilot të një helikopteri.
Bëhet fjalë për helikopterin që u prodhua nga “zero” me qëllim që të fluturojë vazhdimisht, dhe është pajisur me teknologjinë nga programi ALIAS – që mundëson fluturime autonome, pra pa pilot.
Teknologjia e quajtur Sikorsky Matricc i mundëson një helikopteri të fluturojë plotësisht në mënyrë të pavarur apo pa asistentë nga njeriu.
Kjo teknologji është testuar vitin e kaluar, e testi i fundit paraqet një avancim dhe është shumë i rëndësishëm, sepse mundëson automatizimin e fluturakeve që aktualisht shërbejnë për qëllime të ndryshme në ushtrinë amerikane.
Menaxheri i progoramit në DARPA, Stewart Young, ka thënë se kjo teknologji u mundëson pilotëve të fokusohen më shumë në mision e jo në mekanikë. Kombinimi unik i softuerit dhe harduerit autonom e bën fluturimin “më të mençur” dhe të sigurtë. /Telegrafi/