Telegrafi

Helikopteri i aksidentuar do ta çonte Ramën në Kosovë?

Burime konfidenciale kanë pohuar për DITA-n se pikërisht helikopteri EC 145 me numër bordi 637 i Forcave tona të Armatosura, ishte caktuar për të transportuar sot kryeministrin Edi Rama drejt Prishtinës, në ceremoninë e betimit të presidentit Hashim Thaçi.

Ndërkohë që pistat hetimore mbi shpjegimin e tragjedisë ende janë duke u eksploruar, rastësia është mbresëlënëse.

Duke përjashtuar deri tani ndonjë arsye të jashtme (goditje nga poshtë me armë etj) helikopteri Eurocopter dyshohet se është rrëzuar për arsye të ndonjë avarie apo për shkak të gabimit njerëzor. /Telegrafi/