Dy helikopterë ushtarakë për pak sa nuk ka goditur një sërë automjetesh duke fluturuar në një lartësi jashtëzakonisht të ulët mbi një autostradë në Rusi .
Dëshmitarët kanë filmuar një sërë videosh dhe i kanë publikuar në rrjete sociale.
Pamjet tregojnë dy helikopterë të Forcave Ajrore ruse që fluturojnë për disa minuta mbi autostradën që lidh Rusinë dhe Azerbajxhanin.
Një prej tyre shihet duke fluturuar me shpejtësi në qendër të rrugës, ndërkohë që një makinë kalon fare pranë duke devijuar, transmeton mapo.
Autoritetet ruse nuk kanë bërë të ditur pse helikopterët po fluturonin kaq me lartësi kaq të ulët, por disa nga shoferët që po kalonin në vendngjarje janë shprehur të tronditur për incidentin.