Telegrafi

Helikopterët kapin pamjet mbresëlënëse të “spektaklit” të një vullkani në Hawai (Video)

Helikopterët kanë kapur pamje shumë mbresëlënëse në të cilat shihet spektakli i shpërthimit të vullkanit Kilauea, në Hawai.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra herët në mëngjes, më 7 shtator të këtij viti.

Siç edhe mund të shihet, llava që zbret nga krateri Pu’u O’o, aktiv që prej 1983, është një spektakël i vërtetë.

Aktiviteti shpërthyes i këtij vullkani ka nisur në fillim të vitit 2016 dhe ka tërhequr shumë vizitorë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=aVTd_0yare4