Telegrafi

Helikopterët e policisë kanë hedhur mbi 13 tonë ujë, lokalizohet zjarri në komunën e Sopishtës

Sot (04.10.2023) Departamenti i Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas kërkesës së Qendrës për Menaxhimin e Krizave për shuarjen e zjarrit në mes të fshatrave Dolno Sonje dhe Dobridoll të komunës së Sopishtës, ka dërguar dy helikopterët “Bel-412” dhe “Bel-212” të koordinuar me zjarrfikësit nga Reparti Territorial Zjarrfikës.

Në zjarrin që u raportua rreth orës 13:50 dhe që ka ndodhur në Blatoicës është djegur një mal me në një sipërfaqe prej rreth 20 hektarësh, tashmë është lokalizuar, ndërsa dy helikopterët e policisë gjatë shuarjes kanë hedhur mbi 13 tonë ujë dhe kanë ndihmuar në lokalizimin e tij./Telegrafi/