Site icon Telegrafi

Helikopterët Apache për herë të parë në Irak

Shtetet e Bashkuara rikthehen sërish me trupa në terren në Irak, thuajse pesë vjet nga tërheqja e tyre prej andej.

Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter njoftoi dërgimin e 200 trupave që do t’u bashkëngjiten 3900 trupave ekzistuese të stacionuara në baza në Irak e me mision trajnimin e ushtrisë vendase.

Vendimi i Pentagonit u njoftua nga Bagdadi, ku Carter ndodhet për një vizitë zyrtare.

Së bashku me 200 trupat do të dërgohen për herë të parë për të luftuar ISIS-in në Irak edhe helikopterët Apache, transmeton tch.

Carter takoi trupat amerikane dhe kryeministrin irakian, Haider al-Abadi në një kohë që raportimet dhe agjencitë e ndryshme të inteligjencës flasin për reduktim të financave të ISIS-it, që në muajt e fundit ka humbur kontrollin e territoreve si në Siri, ashtu edhe në Irak.

Exit mobile version