Telegrafi

Helika e helikopterit godet për vdekje burrin që i kishte shpëtuar rrëzimit të helikopterit të parë (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur helika e helikopterit e godet për vdekje një burrë që po e ndihmonte, pasi i kishte shpëtuar rrëzimit të një helikopteri tjetër në Kolumbi.

Helikopteri i parë ishte rrëzuar në një zonë rurale në pjesën jugperëndimore Cauca, pas disa problemeve teknike, transmeton Telegrafi.

Dhe kështu ishte njoftuar piloti i një helikopteri tjetër, për të nisur në misionin e kërkim shpëtimit të mbijetuarve.

Në videon e publikuar më poshtë shihen dy burra duke qëndruar pranë helikopterit të rrëzuar dhe duke u munduar ta drejtojnë pilotin që të aterroj sigurt, në një moment humb kontrollin mbi timonin dhe njërin prej tyre e godet për vdekje me helikë.

Viktima e këtij incidenti është identifikuar si Ivan Andres Lopez Londono i cili ka mbetur i vdekur në vend. Ndërsa si rezultat i kësaj lëvizje të pakontrolluar piloti i helikopterit ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast është dërguar me urgjencë në spital. /Telegrafi/