Helen Flanagan ka zbuluar se dëshiron të lidhë kurorë me të dashurin Robbie Talbot.
Aktorja 33-vjeçare ka nëntë muaj që është në lidhje me ish-futbollistin 43-vjeçar, por tashmë ata po bëjnë plane të mëdha për të ardhmen.
Duke folur në intervistën e tyre të parë të përbashkët, Helen – e cila më parë ishte e fejuar me Scott Sinclair për katër vjet – tha për revistën “OK!”: “Unë ende ëndërroj për një martesë të madhe”, shkruan DailyMail.
“Dua fustanin, ditën e madhe, të gjitha. Unë patjetër dua të martohem.”
Ndërkohë, Robbie – i cili ka qenë i martuar më parë dhe ka dy fëmijë – zbuloi se ishte ‘i hapur’ ndaj idesë për t’u martuar përsëri dhe për të pasur më shumë fëmijë.
“Ka një diferencë moshe 10-vjeçare mes nesh, por nuk do ta përjashtoja”, shpjegoi Robbie. “Jo tani, ndoshta në të ardhmen.”
Helen ka edhe fëmijët e saj, Matildën, nëntë vjeç, Delilah, gjashtë vjeç dhe djalin Charlie, tre vjeç, të cilët i ndan me ish-futbollistin Scott.
Ish- ylli i Coronation Street u prit me reagime kur rrëfeu se kishte tashmë një të dashur sekret, Robbie, jashtë spektaklit. /Telegrafi/