Telegrafi

Heldt takohet me Qunin, konfirmon thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni, priti sot në takim, për herë të parë që nga emërimi në detyrë, ambasadorin fuqiplotë të Gjermanisë në Prishtinë Christian Heldt.

Fillimisht, ministri Quni shprehu falënderimin e tij për popullin dhe Qeverinë e Gjermanisë për gjithë ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën dhe për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa, ambasadori Heldt konfirmoi qëndrimin e Berlinit zyrtar për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit si dhe konkretizimin e aktiviteteve dhe shkëmbimeve të përvojave të përbashkëta në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë dhe asaj të Kosovës.