Telegrafi

Heldt i reagon Apostolovës lidhur me mos ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare: Zhgënjimi është shumë diplomatik

Shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova reagoi pas dështimit të ratifikimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi i Kosovës

Apostolova tha se është e zhgënjyer me mos ratifikimin e këtyre marrëveshjeve.

E ndaj kësaj deklarate të Apostolovës ka reaguar ambasadori gjerman, Christian Heldt.

Lexo po ashtu Apostolova: Zhgënjyese mos ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës

Heldt i cili e ripostoi deklaratën e Apostolovës në Twitter, tha se “zhgënjimi është shumë diplomatik”.

“Zhgënjimi është shumë diplomatik! A do ta shohim së shpejti punën e parlamentit? Kjo ka të bëjë me pakot ndihmëse për këtë vend dhe njerëzit e tij”, ka shkruar Heldt.

Ndryshe dje Kuvendi i Kosovës nuk arriti të ratifikojë pesë marrëveshje ndërkombëtare të cilat do t’i sillinin miliona euro Kosovës. /Telegrafi/