Site icon Telegrafi

Helbach: Suksesi i referendumit është i rëndësishëm për Gjermaninë

Referendumi nuk duhet të përdoret për bllokimin brenda-politik dhe matjen e forcave, por për të krijuar një konsensus. Këtë sot, si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita, e kërkoi Christian Helbach, Përfaqësuesi Special i Evropës Juglindore në Ministrinë Gjermane për Punëve të Jashtme, i cili kërkoi nga të gjitha palët të mbajnë përgjegjësinë e tyre për mundësinë e ofruar tani ose kurrë për vendin që të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Duke vepruar kështu, ai u bëri thirrje të gjitha palëve për të shikuar mundësitë e ofruar në terren dhe për ta përdorur ato, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të mos fshihemi pas politikës së brendshme. Nëse është e rëndësishme se kush është qëndrimi i opozitës, ndoshta opozita do të bëjë ndryshime për të mirë apo më keq, është vërtet serioze. Nuk është vetëm se kush është në pushtet apo nuk është. Është shumë e thjeshtë në të vërtetë. Është në interesin tonë që t’ia dalim me sukses referendumit. Bëhet fjalë për integrimin në BE dhe NATO. Nuk mund të themi se nuk më pëlqen marrëveshja dhe ne duam të jemi pjesë e BE-së dhe NATO-s. Fatkeqësisht, ndoshta, por ky është realiteti i vendit dhe i rajonit. Nuk është se ne vetëm duam të jemi pjesë e BE-së, kjo është interesi ynë. Pra, kushdo që bën diçka kundër interesit tonë nuk është miku ynë. Është kaq e thjeshtë”, tha Christian Helbach, përfaqësuesi special i Gjermanisë për Evropën Juglindore.

Helbach tha se suksesi i referendumit për Gjermaninë është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e sigurisë. Ai e mirëpriti marrëveshjen për emrin, duke e quajtur atë një lajm pozitiv të vitit, duke thënë se ju do të mbeteni maqedonas për ne, do të flisni në gjuhën maqedonase dhe gjithçka është e garantuar në marrëveshjen që është arritur. /Telegrafi/

Exit mobile version