Site icon Telegrafi

Hekurudhave të Kosovës i shtohet një lokomotivë

Hekurudhave të Kosovës i është shtuar edhe një Lokomotivë. Kjo pasi të martën u përurua projekti “Furnizimi me lokomotivë me riparime gjenerale” në Fushë Kosovë.

Riparimin e saj e financoi Qeveria e Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thënë që investimet në këtë sektor të transportit dëshmojnë se Qeveria e Kosovës po angazhohet që investimet t’i kthejë nga transporti rrugor në atë hekurudhor.

Ndërkaq, zyrtarë të Hekurudhave të Kosovës kanë thënë që kjo lokomotivë do të përdoret kryesisht për transport të udhëtarëve, njofton Klan Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version