Energjia e ripërtërishme është një ndër sektorët që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e ka si prioritet për ta përkrahur në Kosovë.
Por aktualisht nuk ka projekte të kësaj fushe, në përjashtim të projektit për efiçiencën e energjisë që po implementimit përmes bankave.
Kështu ka thënë për Kohën Ditore shefi i Zyrës së BERZH-it në Kosovë, Anton Kobakov, i cili ka premtuar se do ta marrin në shqyrtim çdo projekt që si synim ka prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtërishme.
Kobakov ka thënë se BERZH-i ka kufizime në përkrahjen e projekteve për prodhimin e energjisë nga qymyri. Ka thënë se një projekt i tillë financohet vetëm nëse argumentohet se një shtet, në këtë rast Kosova, nuk ka burime të tjera të prodhimit për mbulimin e kërkesave për energji. /Telegrafi/