Site icon Telegrafi

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projekt-ideja për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë.

Në një postim në Facebook, Balluku e ka quajtur “Hekurudha Kuq e Zi”, gjersa ka publikuar një video ku tregohet projekti.

“…lajmin e mirë se tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projekt-ideja për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë.

Raporti, i cili u prezantua nga Konsulenti në prani të skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria, tashmë i hap rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin dhe ekonominë e rajonit në tërësi.

Hekurudha Kuq e Zi!”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version