Vendosja e pengesës dhe paralajmërimi që treni është afër, nuk janë të mjaftueshme për qytetarët e Ferizajt që të kenë kujdes.
Qytetarët e Ferizajt përpiqen që të kalojnë në anën tjetër të qytetit, duke shfrytëzuar hekurudhën edhe kur bie sinjali për rrezikun.
Mosrespektimi i shenjave sinjalizuese, ka bërë që në këtë pjesë të Ferizajt të ketë shumë aksidente. Për dikë faji është edhe në anën e institucioneve, ngase nuk është i rregulluar sinjalizimi siç duhet.
Ndërkohë, në Komunë thonë se projekti për rehabilitimin e hekurudhave në qytetin e Ferizajt do të fillojë së shpejti. /Klan Kosova/