Telegrafi

Hekuri i nevojshëm për trurin

Në saje të hulumtimeve të aftësive mentale të rupit të grave, është parë se damat që përdorin sasi të mjaftueshme të hekurit, shumë më shpejt i kanë realizuar testet të cilave u janë nënshtruar.

Ndërkaq, grupi i grave që kanë vuajtur nga mungesa e këtij minerali, kanë përdorur minerale-shtesë në ushqim, kështu aftësitë e tyre mentale janë përmirësuar për pesë deri shtatë herë.

Mund të parandaloni aneminë nga mungesa e hekurit duke ngrënë ushqime të pasura me hekur si mish, peshk, pulë, fruta të thata, bukë të zezë, dhe ushqimet që kanë hekur të shtuar në mënyrë artificiale. /Telegrafi/