Hekuran Murati pranoi zyrtarisht detyrën e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.
Gjatë pranimit të detyrës, Murati theksoi se është nder dhe përgjegjësi e madhe që të jesh ministër i një dikasteri shumë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, ku edhe na presin punë dhe obligime të mëdha dhe se jam i bindur që së bashku me stafin e kësaj ministrie do ja dalim të realizojmë programin e Qeverisë Kurti.
Ai e falënderoi ministrin në largim Agim Krasniqi për pritjen, punën dhe kontributin e dhënë deri më tani dhe theksoi se ndihet më i sigurt në hapat në vazhdim pasi që në kuadër të MF-së gjithherë ka pasur dhe ka njerëz të përgatitur dhe të përgjegjshëm për punë.
Murati gjithashtu theksoi se duke pasur parasysh programin e Qeverisë, fuzionimin e dy ministrive në një si dhe implementimin e programit në luftën kundër pandemisë COVID-19, na presin punë të mëdha.
Ndërsa ministri në detyrë Agim Krasniqi e uroi ministrin Hekuran Murati për pozitën e re dhe theksoi se aktualisht kemi një siguri të madhe sa i përket gjendjes financiare të shtetit të Kosovës. /Telegrafi/