Telegrafi

Hekuran Kryeziu do të mungojë mbi gjashtë muaj

Hekuran Kryeziu (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka marrë një lajm jo të mirë, pasi mesfushori kryesor Hekuran Kryeziu do të mungojë mbi gjashtë muaj.

Hekuran Kryeziu ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran ndaj Luganos ku skuadra e tij humbi 3-0.

Mësohet se mesfushori qendror nga analizat e kryera ka këputur ligamentin e këmbës.

Kryeziu do t’i mungojë Zurichut dhe Kosovës nga gjashtë deri në shtatë muaj.

Kjo mungesë do të vërehet pasi Kosova do të duhet të zhvillojnë të gjitha ndeshjet e mbetura të kualifikueseve të “Euro 2020” pa mesfushorin.

Sikur të mos mjaftonte fakti që Kosova nuk do të ketë në dispozicion as Valon Berishën në ndeshjet e muajit qershor. /Telegrafi/